19.2 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Ancelotti në rrezik, mund të shkarkohet nëse Reali nuk shkon tutje në Champions

- Advertisement -

Pozita e Carlo Ancelottit tek Real Madridi, është në rrezik pas humbjes në Champions nga Arsenali.

Ai mund të shkarkohet nëse nuk e kalon këtë fazë të kësaj gare.

Kështu raporton të paktën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, duke iu referuar gazetës spanjolle Marca.

Të martën, “Los Blancos” u shokuan në “Emirates Stadium” në ndeshjen e parë të çerekfinales në garën më prestigjioze.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 3:0, me dy supergolat e Declan Rice, nga goditja e lirë dhe Mikel Merinos.

Ndeshja kthyese në “Santiago Bernabeu” luhet javën e ardhshme dhe mbetet të shihet nëse “mbretërit” do të bëjnë ndonjë mrekulli.

Të ngjashme

Të fundit