20 C
New York
Saturday, November 2, 2024

Buy now

Ancelotti: Ndeshja e nesërme s’është vendimtare, jemi rikthyer në formë

- Advertisement -

Real Madridi do ta zhvillojë nesër mbrëma ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” do të përballen me Chelsean në njërën prej sfidave kryesore të kësaj faze.

Trajneri Carlo Ancelotti thotë se tifozët mund ta shohin një ndeshje spektakolare në “Santiago Bernabeu”, por që nuk do të jetë vendimtare rreth kualifikimit për në gjysmëfinale.

“Ndeshja e nesërme nuk është vendimtare. Mund të ta japë një avantazh për ta menaxhuar më mirë lojën e kthimit. Jemi entuziastë. E duam një tjetër natë magjike në Bernabeu” u shpreh Ancelotti sot në konferencë për shtyp.

“Chelsea e ka një super-ekip, nuk janë duke u zbavitur, por ky mund të jetë motivi më kryesor në këtë moment, i cili mund t’i detyrojë ata që ta japin maksimumin. Jam i trishtuar për situatën e tyre, është e qartë, sepse atje jam zbavitur dhe kam kaluar shumë mirë. Jam tifoz i Chelseat, natyrisht”, vazhdoi Ancelotti, i cili nuk e ka ndërmend të rikthehet tek “Blues”, duke i uruar ndërkohë suksese trajnerit të ri, Franck Lampard, shkruan Express.

E sa i përket rikthimit në formë të ekipit në momentet vendimtare të sezonit, Ancelotti u shpreh:

“Nëse rikthehemi është sepse kemi më shumë energji dhe besim. Loja mbyllet kur të vërshëllejë gjyqtari, ka thënë Boskov. Kemi luajtur më mirë se të tjerët”, shtoi tutje “DonCarlo”.

Ai u pyet edhe për një finale eventuale të Realit me Milanin në Stamboll, aty ku “Rossoneri” ishin mposhtur me përmbysje nga Liverpooli në finalen e paharrueshme të Championsit në vitin 2005.

“Për mua dhe Paolon (Maldinin), Stambolli nuk është një kujtim i mirë (qeshet). Do të ishte fantastike”, përfundoi Ancelotti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit