Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti duket se do t’iu qëndrojë besnik lojtarëve titullar që fituan Ligën e Kampionëve edhe ndaj Atalantas në Superkupën e UEFA-s.
Madridi do të përballet me fituesin e Ligës së Evropës për titullin e parë të sezonit, ku nëse fitojnë atëherë do të bëhen skuadra me më së shumti trofe të Superkupës së UEFA-s, duke tejkaluar Barcelonën.
Megjithatë, “AS” raporton se Ancelotti do të befasojë me formacionin titullar. Edhe pse të gjithë presin që Kylian Mbappe të nis nga minuta e parë, një gjë e tillë mund të mos ndodhë.
Sipas mediumit spanjoll, nëntë nga lojtarët që ishin titullar në Ligën e Kampionëve do ta ruajnë pozitën e tyre, pra do të ketë ndryshime vetëm për Nachon dhe Toni Kroosin e larguar.
Eder Militao pritet ta zëvendësojë Nachon derisa Modrici mesfushorin gjerman.
Kësisoj, thuhet se formacioni i Realit ndaj Atalantas do të jetë kështu: Courtois; Carvajal, Rudiger, Militao, Mendy; Valverde, Camavinga, Modric; Bellingham; Rodrygo, Vinicius.
Mbappe pra ndoshta duhet të jetë i duruar për të bërë debutimin, ku ose mund të hyjë si zëvendësues ose të pres fillimin e La Liga-s.