Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se nuk do të nënshkruajnë me asnjë lojtar në afatin kalimtar të transferimeve në janar.
“Ne nuk jemi duke planifikuar të nënshkruajnëm ndonjë lojtar në janar. Mendoj që afati i janarit është i mbyllur për ne, definitivisht”, tha Ancelotti.
“Militao dhe Courtois do të rikthehen para përfundimit të sezonit. Asgjë nuk do të ndodhë në janar”.
Megjithatë, Ancelotti nuk mohoi se do të ketë ndonjë transferim gjatë verë së ardhshme.
“Në verë, ndoshta.. ta shohim”.