6 C
New York
Saturday, November 15, 2025

Buy now

Ancelotti: Interi është skuadra me mendje më evropiane në Itali

- Advertisement -

Trajneri i Brazilit dhe ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar vazhdimësinë e shkëlqyer të Interit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti e ka vlerësuar lartë skuadrën e Interit dhe drejtuesit, ku sipas tij përveç lojës të mirë po kanë edhe rezultate.

“Interi është skuadra me mendjen më evropiane që kemi: po luan shumë mirë në Ligën e Kampionëve, ku ka fituar çdo ndeshje dhe vjen nga dy finale në tre vjet. Po e ruan nivelin e tij me qëndrueshmëri të madhe. Marotta është vërtet një president i aftë dhe ka bërë një punë të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Real Madridit.

Ancelotti komentoi gjithashtu se derbi i Milanos pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare do të jetë një garë e fortë dhe zgjodhi Interin dhe Napolin si favoritët për Scudetton këtë sezon.

“Është shumë e ekuilibruar Serie A. Interi e ka ruajtur strukturën e tij dhe Chivu po ndjek shembullin e Inzaghit. Interi është një ekip shumë i fortë, si Milani. Kjo është arsyeja pse pres një ndeshje të fortë”, shtoi trajneri italian.

Për kandidatët potencialë për Scudetto, Ancelotti tha: “Interi dhe Napoli, të cilët kanë pësuar disa humbje të tepërta, por janë ende atje. Dhe pastaj Roma, Milani dhe Juventusi do të luajnë deri në fund”.

Të ngjashme

Të fundit