Tema e rinovimit të kontratës së Toni Kroos është gjithnjë e më aktuale në shtëpinë e Real Madrid. Mesfushori gjerman është i paqartë rreth së ardhmes teksa po mendon seriozisht të tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare.
Së fundmi, rreth çështjes Kroos foli trajneri Carlo Ancelotti. Tekniku italian theksoi se nëse gjermani vendos të tërhiqet nga futbolli me fanellën e Real Madrid atëherë do të tregoj se ka shumë karakter.
“Mamaja e tij ka thënë se do të donte që Kroos të rinovojë? Atëherë, ai duhet të dëgjojë dhe respektojë prindërit, pasi në kohët e sotme kjo është e rrallë. Të rinjtë e sotëm nuk i dëgjojnë shumë këshillat e prindërve. Por, gjithsesi ky është një vendim që i takon vetëm Kroos dhe jam i sigurt se ai do të marrë vendimin e duhur në kohën e duhur. Nëse Kroos tërhiqet pas katër muajsh? Atëherë do të tregojë se ka karakter”, u shpreh Ancelotti.