6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ancelotti historik dhe unik, trajneri i parë që i arrin 5 finale të Championsit

- Advertisement -

Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në histori që e arrin finalen e Ligës së Kampionëve pesë herë si trajner.

Italiani e udhëhoqi Real Madridin drejt finales së madhe pasi e eliminoi në gjysmëfinale Manchester Cityn, 6:5 me rezultat të përgjithshëm, ndërsa në finalen e 28 majit në Paris e pret Liverpooli.

Pasi u bë trajneri i parë që e fiton titullin e kampionit në pesë ligat më të forta evropiane, Ancelotti e shkroi emrin e tij në histori duke e regjistruar edhe finalen e pestë të Championsit,

62 vjeçari kishte shkuar tri herë në finale të kësaj gare me Milanin dhe një herë më Real Madridin, me të cilin tash do ta shijojë finalen e dytë.

Ai e ka fituar tri herë Championsin, ndërsa një herë ka dështuar pikërisht ndaj Liverpoolit, në finalen e famshme të vitit 2005.

Tash, “Don Carlo” do ta kërkojë Championsin e katërt në karrierë. 

Finalet e trajnerit Ancelotti në Champions League

2003: Milani e mundi Juventus 3-2 në penallti

2005: Liverpooli e mundi Milanin 3-2 në penallti

2007: Milani e mundi Liverpoolin 2-1

2014: Real Madridi e mundi Atletico Madridin 4-1

2022: Real Madrid – Liverpool (28 maj)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit