10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Ancelotti heq dorë nga katër lojtarë të Real Madridit në afatin kalimtar të dimrit

- Advertisement -

“Mundo Deportivo” raporton se trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka vendosur të heqë dorë nga katër lojtarë të klubit madrilen në merkaton e dimrit, përkatësisht Marco Asensio, Dani Ceballos, Alvaro Odriozola dhe Mariano Diaz.

Asensio startoi vetëm tre herë këtë sezon, dhe luajti 15 ndeshje dhe shënoi tre gola në të gjitha garat. Ai ka një kontratë me Realin deri në fund të sezonit dhe mund të fillojë negociatat me klubet e interesuara në 1 janar.

Ceballos gjithashtu ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe këtë sezon ai u shfaq vetëm në 11 ndeshje për Realin. Ancelotti nuk llogarit as te Odriozolo, i cili ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2024, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje për “klubin mbretëror”.

I katërti në listën e transferimeve është Mariano Diaz, i cili mbërriti te Reali nga Lyon në vitin 2018 për 21.5 milionë euro. Ai luajti vetëm pesë ndeshje këtë sezon për Realin dhe tashmë mund të kërkojë një klub të ri në janar, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

“Mundo Deportivo” kujton se kontratat e Luka Modriq, Karim Benzema, Toni Kroos dhe Fernandez skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por Reali dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me këta katër lojtarë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit