Skuadra e Real Madridit nesër luan ndaj Osasuna-s në La Liga dhe trajneri Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media.
Klubi mbretëror është, duke pasur rezultate negative, pasi në dy ndeshjet e fundit, u mposht nga Milani dhe Barcelona
Ancelotti u paraqit sot në një konferencë dhe tha se e ka gjetur problemin te klubi i tij.
“Mendoj se kemi gjetur zgjidhjen e problemit”, tha Carlo Ancelotti, por nuk zbuloi detaje të tjera në lidhje me këtë “gjetje”.
“Nesër është mundësi e mirë që ne të rikthehemi në formë”, vazhdoi më tej trajneri italian
Ndeshja midis Real Madridit dhe Osasuna-s zhvillohet nesër nga ora 14:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.