Real Madrido do ta zhvillojë nesër mbrëma ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit.
Fituesi i Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e Europa Leagues në Helsinki.
Dhe, trajneri Carlo Ancelotti e ka publikuar sot listën për ndeshjen e nesërme, në të cilën shihen edhe dy risi, ndërsa ekipi është i kompletuar.
Më poshtë mund t’i shihni të ftuarit e “DonCarlos” për duelin e së mërkurës mbrëma.
Portierë: Courtois, Lunin, Luis López.
Mbrojtës: Carvajal, E. Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Rüdiger, Odriozola, F. Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas V., D. Ceballos, Tchouaméni, Camavinga.
Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vini Jr., Rodrygo, Mariano.