Dy skuadrat e mëdha spanjolle duan vetëm pikët e plota në “Santiago Bernabeu”, meqenëse po garojnë për titullin kampion.
Pavarësisht mungesave, si Reali ashtu edhe Barcelona po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, andaj spektakli është i garantuar.
Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur të luajë me katër mesfushorë në këtë përballje, ku Jude Bellingham do të luajë si numër 10, derisa Luka Modric ndodhet në stol.
Formacioni i Realit: Lunin; Vazquez, Militao, Rudiger, Mendy; Camavinga, Tchouameni; Bellingham; Mbappe, Vinicius.
Në anën tjetër, Barcelona që po shkëlqen nën urdhrat e Hansi Flick gjithashtu ka hyrë me shumë talentë, duke lënë në stol edhe emra të mëdhenj si Frenkie de Jong, Gavi e Dani Olmo.
Formacioni i Barcelonës: Pena; Kounde, Cebarsi, Martinez, Balde; Casado, Fermin; Yamal, Pedri, Raphinha; Lewandowski.
Përballja e zjarrtë do të nis me fillim nga ora 21:00.