6.3 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Ancelotti: Barça po bën një ekip fantastik

- Advertisement -

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me Barcelonën.

Këtë merkato Barça është ekipi që ka shpenzuar më së shumti para për blerjen e lojtarëve.

Ata kanë siguruar shërbimet e Robert Lewandowskit, Jules Kounde, Christensen, Kessie dhe Raphinhas, ndërsa duket se nuk do të ndalen me aq.

E në lidhje me transferimet e ekipit katalanas ka folur edhe trajneri i rivalit më të madh të tyre, Real Madridit.

“Mendoj se Barcelona po bën një ekip fantastik. Unë duhet të jem i fokusuar te skuadra ime dhe të mos shikoj të tjerët.Në futboll asgjë nuk më befason. Barça është një ekip që duhet respektuar gjithmonë. Këtë vit do të jetë një rival që do të garojë deri në fund”, tha italiani.

Barcelona së fundmi janë duke kërkuar edhe shërbimet e Cesar Azpilicuetas, Marcos Alonsos dhe Bernardo Silvas.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit