-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Analizë e CNN: Marrëveshja Serbisë me Putinin për gazin ka krijuar një kokëdhimbje të re për Evropën

- Advertisement -

Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur  se kanë rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga kompania shtetërore ruse, Gazprom.

Ky informacion erdhi në një kohë të vështirë dhe me këtë veprim sipas një analize të publikuar nga CNN, Vuçiq krijoi një kokëdhimbje të freskët për aleancën perëndimore anti-Putin, veçanërisht për Bashkimin Evropian.

Në anën tjetër të kontinentit, krerët e shteteve të BE-së hynë në negociata të lodhshme, kjo për të formuar një bllok të përbërë me gjashtë sanksione kundër Moskës. Marrëveshja përfundimtare, e shpallur të hënën, përfshinë një ndalesë të pjesshme të importeve të naftës ruse në bllokun evropian.

Por Brukseli u detyrua të bënte një përjashtim për naftën që importohet në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke nëpërmjet një tubacioni. Kjo u pa nga disa anëtarë të BE-së si një lëshim i madh.

Derisa, Serbia nuk është anëtare e BE-së, ajo është pjesë e një plani të zgjerimit të BE-së që përfshin gjithashtu disa nga fqinjët e saj. BE-ja është e vendosur të zgjerohet në lindje dhe e sheh Ballkanin Perëndimor si çelës për sigurinë evropiane.

“Nga këto shtete ballkanike, Serbia në veçanti shihet si vendimtare për shumë arsye. Madhësia e tij, popullsia dhe vendndodhja gjeografike e bëjnë atë një aktor kryesor në gjeopolitikën e rajonit. Nëse doni të bëni një bisedë për të ardhmen e Bosnjës apo Kosovës, do t’ju duhet qeveria serbe në dhomë”, thuhet në analizën e CNN, transmeton Klan Kosova.

“Megjithatë, Serbia është gjithashtu shumë e varur nga Rusia kur bëhet fjalë për gazin. Ajo është gjithashtu ushtarakisht bashkëpunuese me Moskën. Shkurtimisht, Serbia përfiton jashtëzakonisht shumë nga marrëdhënia e saj me Rusinë,  edhe nëse anëtarësohet në BE, nuk do të dëshirojë t’i djegë urat e saj me Kremlinin”.

“Kjo krijon dy realitete të njëkohshme për BE-në që, kur vendosen pranë njëri-tjetrit, janë mjaft të vështira për t’u pajtuar.

“Serbia është aq e madhe dhe e rëndësishme sa është vendimtare për projektin e zgjerimit të BE-së, e cila synon të forcojë dhe zgjerojë vlerat, stabilitetin dhe sigurinë evropiane. Gjithashtu është aq e madhe dhe i rëndësishme sa mund të bëjë marrëveshje me Rusinë, Kinën dhe BE-në me gjitha në të njëjtën kohë, sido që e sheh të arsyeshme, dhe do të jetë ende bela e syrit të Brukselit”, thuhet në analizë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit