Analiza e Ymerit: Pse Osmani u bë pengesë për Kurtin?

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri ka komentuar raportet mes Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit, duke theksuar se dallimet mes tyre lidhen kryesisht me qasjen në politikën e jashtme.

Sipas Ymerit, Osmani ka pasur kritika të vazhdueshme ndaj Kurtit pikërisht në këtë drejtim, duke vlerësuar se performanca e saj në arenën ndërkombëtare ka qenë më e mirë.

“Osmani i ka pas do kritika për Kurtin nga pozita e presidentes kryesisht që ndërlidhen me politikën e jashtme. Pse iu bë pengesë Kurtit Osmani ishte për shkak të kësaj sepse perfomanca e saj në politikën ndërkombëtare krahasuar me Albin Kurtin ka qenë shumë më e mirë.

Plus me lidhje të mira, domethënë marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo kurrë nuk i ka vënë në mëdyshje qysh i ka vë ky dhe vazhdimisht i vë. Në këtë drejtim, kjo përplasje është qe ne nuk kemi parë deri tash në politikën e Kosovës”, u shpreh Ymeri në “VV Show”.

Të ngjashme

Të fundit