Analisti politik, Agon Maliqi, ka komentuar konfliktin izraelito-palestinez.
Maliqi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ShBA kanë evakuar ambasadën e tyre nga Bejruti, kryeqyteti i Libanit.
Tutje, ai ka thënë edhe sulmes të Hezbollahit kanë hyrë në veri të Izraelit për të shumëfishuar sulmet.
“SHBA-të e kanë evakuuar ambasadën e tyre në Bejrut. Sulmuesit e Hezbollah me “paraglide” po futen nga Libani në veri të Izraelit dhe i kanë shumëfishuar sulmet me raketa, ku me gjasë po hapet fronti i dytë pas atij jugor në Gaza”, ka thënë Maliqi.
Maliqi ka parashikuar se lufta do të zgjerohet në Lindje të Mesme dhe se do ketë ndikim edhe në Ballkan.
“Duket e pashmangshme një luftë e madhe në Izrael e cila pa dyshim do të bëhet rajonale, do ta përfshijë edhe sponsorin kryesor të terrorizmit Iranin, dhe me shumë gjasë do të jetë edhe më e madhe se kjo në Ukrainë. Teherani ia bën nderin Moskës: perëndimi tani duhet të luftojë në dy fronte. Këto zhvillime do të kenë ndikim shumë të madh edhe në stabilitetin e Ballkanit”, ka shkruar ai.