15.7 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Analiza e Haradinajt se çfarë “fore” po bën Kurti me Listën Serbe dhe çfarë po thonë ambasadorët

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, referuar deklarimeve të Vetëvendosjes se do të jenë kundër certfikimit të Listës Serbe në zgjedhjet lokale por edhe pamundësimin që ata të kenë një nënkryetar të Kuvendit të Kosovës siç është e shkruar në Kushtetutë të Kosovës – e sheh krejt veç si një “fore, që e kanë bë gati me shitë”.

Haradinaj tha se ekzistojnë procedurat si mund të ndalet Lista Serbe – dhe ajo është përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Punëve të Jashtme dhe të institucioneve të sigurisë – por, se Kurti nuk e ka ndërmend të bëjë gjë në këtë drejtim, por vetëm përmes “fores” se “jemi kundër, qe votuam kundër” dhe rasti shkon në PZAP dhe kthehet prap në certifikim.

“Dhe del Hekuran Murati patriot, ‘qe ne ishim kundër’ por na e bëri PZAP me opozitën”.

“E vërteta është që, Lista Serbe fiton kur e sulmojnë ne shqiptarët, e barrikadojmë dhe s’ka pluralizëm mes serbësh. Kur e sulmojnë ne, ia rrisim votën. Kur Kurti i sulmon ua rritë votën. Kjo është marrëveshje e Kurtit me ta me ua rritë votat. Në të njëjtën kohë, sa herë që sulmohen ata, veç barrikadohen dhe nuk fitojnë serbët pro Kosovës, por çetnikët fitojnë që janë ashtu siç janë. Ky e bën për votë. Ky e ka veç për votë.

Sepse po të kish dasht me eliminu Listën Serbe prej pjesëmarrjes në zgjedhje, ekziston procedurat, dhe janë ministritë e caktume ose institucionet që japin vlerësim për ligjshmërinë e organizatës. E ky ku kurrë s’ka marrë iniciativë për mi pru ato vlerësime për Listën Serbe. Ky i ka marrë iniciativat për ato organizatat, por jo për Listën Serbe. Ai veç shkon në KQZ dhe thotë nuk votoj unë për Listën Serbe. Shkon lënda në PZAP dhe një ditë zgjatë kjo procedurë dhe kthehet Lista Serbe në zgjedhje. Dhe del Hekuran Murati patriot ‘Qe ne nuk deshtëm’ por na bëri PZAP me opozitën. Krejt kjo o forja që e kanë bë gati me shitë.

Ambasadorët janë të vetëdijshëm, nashta ato nuk po dojnë me fitu vota Lista Serbe shumë. Nuk janë kundër ata me marrë pjesë, por dojnë me pas pluralizëm mes serbëve. E si ti sulmon Prishtina, ato barrikadohen dhe krejt vota shkon me një vend”, tha Haradinaj në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit