-1.2 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

Analiza e GAP për buxhetin: Qeveria u ndan më së shumti buxhet për investime komunave të VV’së, projektet kapitale të pakta dhe të vogla

- Advertisement -

Shpërndarja e investimeve nga niveli qendror në komuna nuk është plotësisht proporcionale me popullsinë dhe sipërfaqen, duke nxjerrë në pah pabarazi në alokimin e investimeve. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) përfiton pjesën më të madhe të investimeve, me 40.3% të investimeve totale dhe 34% të investimeve të reja, ndonëse përfaqëson 23.8% të popullsisë dhe 18.3% të sipërfaqes. Një situatë e ngjashme, sidomos sa i përket investimeve të reja, vërehet edhe te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila me 14.0% të popullsisë dhe 16.8% të sipërfaqes përfiton 29.5% të investimeve të reja. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), megjithëse ka përqindjen më të lartë të popullsisë (30.5%) dhe një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes (25.6%), merr 17.3% të investimeve totale dhe 10.6% të investimeve të reja. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) paraqet një shpërndarje më të balancuar, ku përqindjet e investimeve janë më afër përqindjeve të popullsisë dhe sipërfaqes që ajo mbulon. Lista Serbe, përfaqëson 6.7% të popullsisë dhe 6.2% të sipërfaqes, përfiton rreth 2% të investimeve. Ndërkohë, subjektet më të vogla si KDTP, NISMA dhe Iniciativa Qytetare kanë një ndikim të kufizuar si në popullsi dhe sipërfaqe, ashtu edhe në investime

Instituti GAP ka publikuar një raport mbi buxhetin komunal për vitin 2026, duke evidentuar rritje të shpenzimeve në të gjitha kategoritë kryesore krahasuar me vitin 2025, por edhe pabarazi të theksuara në shpërndarjen e investimeve nga niveli qendror.

Sipas raportit, pagat në komuna pritet të rriten me 48.8 milionë euro apo 13 për qind, shpenzimet për mallra dhe shërbime me 6.78 milionë euro apo 5 për qind, shpenzimet komunale me 1.6 milionë euro apo 10 për qind, ndërsa subvencionet dhe transferet me 6.02 milionë euro apo 17 për qind. Investimet kapitale pritet të rriten me 16.6 milionë euro apo 7 për qind.

GAP thekson se buxheti i 11 komunave duhet të rishikohet mes dy leximeve të buxhetit, pasi ato nuk e kishin miratuar buxhetin vjetor deri më 30 shtator 2025 për shkak të zgjedhjeve komunale dhe mungesës së informimit të asambleistëve.

Si pasojë, komunat Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren dhe Prishtinë rrezikojnë të kenë buxhet të njëjtë në vitin 2026 si në vitin 2025. Instituti vlerëson se deputetët mund ta amandamentojnë projektbuxhetin për t’i përfshirë këto komuna në rritjen buxhetore, sipas metodologjisë së llogaritjes së buxhetit.

Raporti vlerëson si praktikë pozitive faktin që Ministria e Financave nuk ka ulur buxhetin e komunave që kanë shënuar rënie të popullsisë, duke mos i penalizuar ato përkundër nevojave të larta për investime lokale, raporton Telegrafi.

GAP vëren se ende nuk është themeluar Granti i Katërt për komunat, duke theksuar se kjo vazhdon të krijojë dallime në përfitimin e investimeve nga niveli qendror. Për vitin 2026, ministritë planifikojnë të investojnë rreth 216.6 milionë euro në komuna, që përbën rreth 29 për qind të buxhetit të tyre për investime.

Nga këto, investimet e reja kapitale arrijnë 15 milionë euro, rreth 32 për qind më pak se në vitin 2025, ndërsa vetëm 23 komuna do të përfitojnë nga këto fonde të reja. Komuna të mëdha si Prishtina, Ferizaj dhe Fushë Kosova nuk kanë marrë asnjë investim të ri.

Të ngjashme

Të fundit