8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Analistja amerikane alarmon: Për sulmin në Moskë, Rusia po synon t’i fajësojë myslimanët nga Kosova e Shqipëria

- Advertisement -

Analistja e njohur amerikane për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Ivana Stradner, ka treguar në një postim në platformën “X”, për fushatat dezinformuese të Rusisë pas sulmit në Moskë nga ekstremistët islamistë.

Ajo tha se Rusia me këtë sulm po tenton të minojë vendet ballkanike me shumicë myslimane, sidomos në veçanti Kosova dhe Bosnje dhe Hercegovina, duke portretizuar Serbinë si mbrojtëse të Evropës kundër radikalizmit islamist.

“Në dritën e sulmit terrorist në Rusi, Moska tani po hedh gazin për “myslimanët e radikalizuar” nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe kërcënimi që ata paraqesin për Serbinë dhe rajonin. Ata përdorin çdo mundësi për të mbjellë kaos…”, shkruan Stradner në X.

Në tekstin që po qarkullon në Telegram, përmendet një grup shqiptar ‘Cemati Alban’, që sipas pretendimeve të rusëve, mblodhi gati 200 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës për të luftuar kundër siç thonë ata të pafeve.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit