Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar Qeverinë Kurti se me politika të gabuar po varfëron qytetarët.
Duke e komentuar rritjen çmimit të perimeve, ai ka vlerësuar se kjo ka ndodhur për fajin e Qeverisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria është dashur që me kohë ta realizojë subvencionimin e bujqve.
“Një shembull konkret. Pasiqë inflacioni i perimeve na doli rekord 28%, dmth aq janë rritur çmimet në matjen e gushtit, kjo nënkupton që duhemi me analizuar se çfarë ka ndodhur. Çmimet në treg rriten kur nuk ka ofertë (shitje) sa duhet, e kërkesa (blerja) mbete e njejtë ose rritet. Ky është rasti. Kjo ndodhi për tri arsye: (a) Qeveria nuk i realizoj subvencionet për bujqit me kohë; (b) Klima e papërshtatshme këtë sezonë; (c) Importi rekord deri -50% të ekonomisë. Pasiqë nuk kemi kontrollë direkte mbi (b) dhe vetëm pjesërisht me (c), po ndalemi tek pika (a) që kemi kontrollë dhe mundësi me ndihmu tregun e familjet”, ka shkruar ai.
Ai ka vlerësuar se rritja e inflacionin varfëron qytetarët e Kosovës.
“Një inflacion apo rritje e çmimeve prej 28% nënkupton varfërim të familjeve dhe qytetarëve për gati 1/3. Nëse 100 euro kanë pasur vlerë 100€ tash kanë 70 euro. Ndërsa paga mesatare nëse ka qenë psh 300€ ma vlerë 200€ vetëm, ky është inflacioni, të shkatërron si kanceri. Përate po dalin njerëzit jashtë se nuk munden me përballuar presionin e kostos së jetës dhe po kërkojnë zgjedhje tjera pasiqë ne nuk ju oftojmë se jemi të preokupar me inçizim të videove. Ndoshta mendojmë që qeveria e ministritë janë produkcione të videove. Ti kthehemi temës”, ka shkruar Muharremi, duke treguar se cka duhet të bëj Qeveria Kurti për të ua lehtësuar jetën bujqve.
“Qeveria e Kosovës ka dështuar me shpërndarë subvencionet që ju takojnë fermerëve dhe bujqëve. Është fundi i sezonës e duhet të shpërndahen në fillim të vitit apo sezonës që bujqit me pas mundësi me i përdorë me e rritë produktivitetin. Qëllimi kryesor i tyre është me e rritë produktivitetin dhe konkurencshmërinë e prodhimeve vendore. Pasiqë ato nuk janë shpërndarë e jemi në fund të sezonës, prodhimi jonë ka qenë më i vogël dhe më i dobët. Oferta në treg më e zbehtë, çmimet janë rritur. Plotë 28% për perimet e 11.4% për pemët. Barën e mbanë qytetari dhe familjet kosovare. Kështu saktësisht qeveria nga mosdija apo qeverisja e dobët e varfërojnë qytetarin dhe e detyrojnë me u largu jashtë vendit. Këtë e vërtetoj dje edhe zyra e kryeministrit kur publikoj të dhënat ku Kosova kishte shënuar periudhën më të ulët ekonomike në 24 muajt e fundit”, ka shkruar Muharremi.