Home Lajme Analisti serb merr pjesë ne festën për pavarësinë e Kosovës në Beograd

Analisti serb merr pjesë ne festën për pavarësinë e Kosovës në Beograd

0
Analisti serb merr pjesë ne festën për pavarësinë e Kosovës në Beograd

Në pritjen për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, që është organizuar të mërkurën në Beograd, ka marrë pjesë edhe analisti politik serb, Dushan Janjiq.

Janjiq është parë në fotografitë që janë publikuar pas pritjes, nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ndryshe, Janjiq njihet si një prej analistëve më të pavarur serb, i cili kritikon politikën serbe dhe njeh të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për shtet.

Kjo pritje është organizuar nga në zyrën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

Në një deklaratë për Express, deputeti Kamberi ka thënë se e gjithë pritja ka kaluar në mënyrë të qetë.

Në festë kanë qenë të pranishëm përfaqësues politikë nga Lugina dhe të misioneve ndërkombëtare.

Exit mobile version