Analisti Gazmir Raci ka publikuar fotografi të banorëve të Pejës të cilët u larguan nga vendi i tyre me dhunë nga forcat serbe.
Raci përmes një shkrimi në llogarinë e tij, ka thënë se në mesin e tyre, ka qenë edhe ai me familjen e tij.
Tutje, Raci ka thënë se Rozhaja dhe Ulqini ishin qytetet që i hapet dyert për qytetarët nga Peja.
Postimi i plotë:
Këta janë banorët e Pejës të cilët u larguan me dhunë nga forcat serbe para 24 vjete e në mesin e këtij karvani isha dhe unë me familjen time
Rozhaja dhe Ulqini ishin qytetet që i hapen dyert dhe zemrat për neve, ju faleminderit përjetësisht.