Home Lajme Analisti me konstatim interesant: Nëse VV-ja nuk i merr 45%, vendi i dytë e fiton kryeministrin

Analisti me konstatim interesant: Nëse VV-ja nuk i merr 45%, vendi i dytë e fiton kryeministrin

0
Analisti me konstatim interesant: Nëse VV-ja nuk i merr 45%, vendi i dytë e fiton kryeministrin

Analisti politik Shenoll Muharremi ka dhënë një vlerësim interesant.

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se gara për zgjedhjet e 9 shkurtit po bëhet për vend të dytë, ai ka thënë se vendi i dytë do të jetë fituesi më i madh.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse VV-ja nuk i merr 45 për qind të votave, vendi i dytë do ta fitojë postin e kryeministrit.

“Vendi i Dytë e Fiton Kryeministrin? “Garë po bëhet për vendin e dytë” është thënë më herët. Paska qenë një supozim tepër i rëndësishëm që është nënvlerësu deri më tani. Gara mes partisë së dytë dhe tretë po duket tash që është gara kryesore. Nëse LVV nuk arrinë me i fitu 45% e më shumë, mesiguri shkon në opozitë, se nuk ka tregu disponim me bashkëpunu, por edhe parterë potencial çdo orë e më pak ka. Strategjia elektorale “o krejt, o asgjë” e vetë-përjashton nga formimi i qeverisë së ardhshme. Kjo nënkupton që vendi i dytë është vendi i parë faktikisht. Kush e fiton vendin e dytë, e fiton të drejtën e formimit të qeverisë dhe me shumë gjasë e fiton edhe pozitën e kryeministrit të ardhshëm të qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Muharremi.

Exit mobile version