Home Lajme Analisti Maloku: Mostransparenca e dialogut Kosovë-Serbi, e dëmshme për qytetarët

Analisti Maloku: Mostransparenca e dialogut Kosovë-Serbi, e dëmshme për qytetarët

0
Analisti Maloku: Mostransparenca e dialogut Kosovë-Serbi, e dëmshme për qytetarët

Analisti politik, Albinot Maloku, tha se mostransparenca që e ka përcjellë procesin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, është jo e shëndetshme dhe e dëmshme për qytetarët e Kosovës.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Maloku tha se mospublikimi i marrëveshjeve të nënshkruara që nga 27 shkurti e këndej, është e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët.

“Mostransparenca që e ka përcjellë procesin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë e paparamenduar që mundet të ndodh pavarësisht edhe kërkesës së BE-së që ky proces të ketë këtë dozë të lartë të mostransparencës. Pra, është pritë që ish opozita gjithmonë e ka kritikuar mostransparencën, do të duhej që ky proces të jetë më transparent. Kësaj mostransaprence Qeveria e Kosovës është duke i ndihmuar maksimalisht, duke i qëndruar korrekte kërkesave të BE-së për të qëndruar mostransaprente, që është jo e shëndetshme për qytetarët e Kosovës që të mos dihet çka është nënshkrua, çka është pranu, duke filluar nga 27 shkurti e tutje me radhë. Konsideroj që kjo është jashtëzakonisht e dëmshme tash i kemi disa persona në Kosovë që e dinë çka përmban dokumenti qoftë draft-statuti i propozuar, qoftë plani i ri i 21 tetorit”, u shpreh Maloku.

Ai tha se sot një Grup Parlamentar deklaroi se e di çka përmban dokumenti i marrëveshjes i propozuar nga BE, ndërsa shtoi se derisa bëhet fjalë për Kosovën dhe jo për një parti politike, do të duhej të kishte më shumë transparencë.

Ndërkohë, për vizitën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kosovë, Maloku tha se ajo së pari do të duhej t’i ndante me qytetarët disa informata siç është, se ku ka arritur procesi i aplikimit në BE që ndodhi vitin e kaluar nga Kosova.

“Presidentja e BE-së do të duhej t’ia ndante kërkesat Kosovës në kuptimin së pari ku jemi me aplikimin e vitit të kaluar në BE? Si dhe çështje tjera pastaj. Është e vërtetë që dialogu është ajo pjesa ku stagnojnë të gjitha ato mekanizmat, në këtë rrafsh konsideroj që përmendja nga presidentja e KE-së çështja e nisjes ose e Asociacionit si lloj parakushti, konsideroj që ka qenë si pjesë e rrethanave politike ku ndodhet Kosova që nuk do të duhej të ishte. Konsideroj që interesi i Kosovës do të duhej të ishte se ku qëndron procesi i aplikimit të Kosovës për integrimet evropiane”, u shpreh analisti politik, Albinot Maloku.

Exit mobile version