20.6 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

- Advertisement -

 

Analisti Dibran Hoxha, i njohur për qasjen e tij pro Vetëvendosjes, ka vlerësuar se kjo parti ka bërë plan që ta dështojë zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke e kandiduar Donika Gërvallën.

Hoxha shkruan se pas këtij dështimi, VV do të niste sulmet ndaj partive të tjera, siç filluan deputetët Hekuran Murati e Faton Peci duke thënë se nuk u votua vajza e heroit Jusuf Gërvalla.

Megjithatë, analisti thotë se këtë skenar e prishi deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti – Selimi, e cila po ashtu nuk e votoi Gërvallën.

Postimi i plotë:

Vetëvendosje po e përgatit narrativën e re (të vjetër) elektorale, po diçka nuk po i funksionon. 🤔

Sot, Lëvizja Vetëvendosje tentoi me rikthy kontrollin diskursiv mbi “të vërtetën e madhe”.
Nga Hekuran Murati te Faton Peci, qëndrimet e statuset e tyre ishin të parashkrum, sepse skenari ishte i parapërcaktum:

1. Propozohet Albulena – dështon
2. Propozohet Donika – dështon
3. Dilni menjëherë e thoni: a po e shihni si nuk e votuan vajzën e Jusufit, këta të mjerët që janë bo bashkë – PDK, LDK & Lista Serbe?

Por, skenari kishte një të metë: Shqipe Selimin.

Të ngjashme

Të fundit