11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Analisti i pushtetit: Dy liderë të fuqishëm i ka njohur Kosova, Albin Kurtin dhe Ibrahim Rugovën

- Advertisement -

Shkëlzen Gashi në delir është shprehur se Kosova në këto 35 vjet ka pasur vetëm dy liderë të fuqishëm.

Sipas Gashit, ata janë Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka qenë në një nivel të tillë, pasi thotë se ka pasur nevojë për dike tjetër, duke përmendur Adem Jasharin.

”Që Albin Kurti është lideri më i fuqishëm nuk ka diskutim, ne në 35 vjet e fundit post-socializëm, i kemi pas vetëm të liderë të fuqishëm, e kemi pas Ibrahim Rugovën dhe Albin Kurtin. Hashim Thaçi nuk ka qenë kështu, ai e ka marrë një person tjetër sikur që ka qenë Adem Jashari dhe ka thënë unë jam qiky, jam me këtë, jam shoku i këtij. Ky pas Rugovës është lideri më i fuqishëm që e ka pasur Kosova”, ka thënë Gashi në ‘Pressing’ të T7.

Më tutje, ai ka thënë se Kurti ka arritur suksese në sferën e dialogut me Serbinë. Por dha kritika për ngecje në sektorë të brendshëm, duke e specifikuar arsimin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit