Analisti i njohur pro-qeveritar, Gazmir Raci ka shkruar lidhur me takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet sot në Bruksel.
Raci përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka treguar mbështetje për Kurtin.
Përkrahjen Kurtit ia ka shprehur me frazën e tij të njohur “Stay Strong Brother”, përcjellur me një zemër.
“Stay Strong Brother <3” – shkroi ai.

Kujtojmë se Raci dikur u bë i njohur për frazën e tij “Stay Strong Brother” të cilën e tha gjatë takimit midis liderëve të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, përkatësisht Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel më 18 gusht.