-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Analisti i afërt me Qeverinë Kurti: Kryeministri mund të kërkojë një votëbesim te qytetarët

- Advertisement -

Gazmir Raci, analist i përhershëm në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka bërë një deklaratë interesante.

Sipas Racit, që është i afërt me bindje politike me Qeverinë Kurti dhe VV-në, kryeministri Albin Kurti mund të kërkojë një votëbesim për shkak të një drafti të papranueshëm të Asociacionit.

“Për shkak të një drafti të papranueshëm për këtë mazhorancë, kryeministri mund të kërkojë një votëbesim të ri tek qytetarët, por ai duhet të japë edhe alternativën e tij mbi atë se si do ta zgjidh ai këtë problem, pasi Asociacioni vazhdon të jetë problem për Kosovën”, tha ai.

Tutje, Raci ka theksuar se në fund të janarit çështja e draft-statutit të propozuar do të bëhet më e qartë.

“Besoj se kah fundi i janarit do të dihet qartë se a do të kemi draftin e propozuar nga ndërkombëtarët si opsion ‘merre ose lëre’, apo do të kemi tashmë edhe deklaratën e kryeministri i cili pak para Vitit të Ri shkruante se ai do të dalë me një propozim për draft-statutin sepse Lajçaku e tha që kjo është çështje e brendshme”, tha Raci në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit