Home Lajme Analisti evropian tregon pse Serbia duhet të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Analisti evropian tregon pse Serbia duhet të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

0
Analisti evropian tregon pse Serbia duhet të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës për Stabilitet Evropian, ka shkruar një status të gjatë në “X”, ku ka theksuar faktin se Serbia duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Knausit, Serbia duhet ta përkrah këtë anëtarësim, sepse edhe serbët e Kosovës do të përfitojnë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është i mirë për të gjithë: Qeveria e Kosovës angazhohet përpara anëtarësimit për reformat e rëndësishme pas anëtarësimit, bazuar në standardet e Këshillit e Europës dhe mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.” – shkroi ai.

“Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye, Serbia duhet të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Europës!” – ka vazhduar tutje ai.

Exit mobile version