Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës për Stabilitet Evropian, ka shkruar një status të gjatë në “X”, ku ka theksuar faktin se Serbia duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas Knausit, Serbia duhet ta përkrah këtë anëtarësim, sepse edhe serbët e Kosovës do të përfitojnë.
“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është i mirë për të gjithë: Qeveria e Kosovës angazhohet përpara anëtarësimit për reformat e rëndësishme pas anëtarësimit, bazuar në standardet e Këshillit e Europës dhe mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.” – shkroi ai.
“Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye, Serbia duhet të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Europës!” – ka vazhduar tutje ai.