8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Analistët: Rruga e Serbisë, ose pranimi i marrëveshjes me Kosovën ose izolim

- Advertisement -

Rizgjedhja e Aleksandër Vuçiqit për president të Serbisë po konsiderohet si vazhdimësi e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë. Analistët kosovarë thonë se nuk pritet ndonjë ndryshim substancial në raport me procesin e dialogut. Nga ana tjetër analistët serbë thonë se pothuajse gjithë spektri politik në Serbi ka qëndrime të njëjta me ato të presidentit Vuçiq, që nuk do ta njohin kurrë Kosovën dhe se ajo është pjesë e Serbisë.

Analisti kosovar Artan Muhaxhiri thotë se Vuçiq është para një udhëkryqi tashmë pas fitores së sërishme në Serbi, ose t’i pranojë obligimet ndërkombëtare ose ta izolojë Serbinë.

“Ky vit ka treguar që progresi në dialog mund të arrihet vetëm me presione të mëdha, vetëm me kërcënime, vetëm me masa ndëshkuese dhe kështu do të jetë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Prandaj Vuçiqi ka dy rrugë, ose ti pranojë obligimet ndërkombëtare ose ta izolojë Serbinë. Pra ai mund të manovrojë brenda një hapësire shumë të vogël por është e pamundshme ti ndryshojë kërkesat e BE-së veçanërisht tani kur bëhen pjesë e kapitullit 35 që e betonizon këtë kërkesë pra të normalizimit të raporteve të Serbisë me Kosovën”, tha Artan Muhaxheri, analist.

Ndërkaq, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko tha se ideja e Beogradit ende është që Kosova të kthehet në Serbi dhe se ende mendohet ndarja e Kosovës të cilën, sipas saj, shpresojnë ta realizojnë nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se sa i përket Beogradit ende mendohet për ndarjen e Kosovës dhe për shpresojnë nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, pra ka aty shumë situata të cilat do të shfrytëzojë, që ka për të shtyre çështjen e Kosovës. Perëndimi ka për të insistuar dhe për të bërë presion që sa më shpejtë të përfundojë. Tash kush në këtë dinamikë ndërmjet këtyre dy palëve do të mbisundojë është diçka që së shpejti do ta shohim, me siguri”, tha Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Biserko, po ashtu, tha se e gjithë skena politike në Serbi deklaron fjalitë e njëjta, qëndrime të njëjta dhe mendime të njëjta për Kosovën që nuk kanë për ta njohur Kosovën dhe që është pjesë përbërëse e Serbisë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit