9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Analistët renditin gabimet ligjore në aktgjykimet e Speciales

- Advertisement -

I pari u dha në maj, ndaj dy ish krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ata u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Megjithatë kjo çështje është ende në apel.

Kurse vendimi i dytë, ishte i pari për krime lufte, që u dha ndaj  ish komandantit Salih Mustafës, i njohur si Cali.

Mirëpo, ky vendim po konsiderohet i paqëndrueshëm nga avokati, Skender Musa.

Sipas tij, mungesë të provave kishte sidomos për akuzën e vrasjes.

Lartësia e dënimit prej 26 vitesh burgim, sipas Kadriut, nuk është i mbështetur në ligjin më të favorshëm për të akuzuarin, megjithëse ajo konsideron se duhet të pritet edhe aktgjykimi i plotë i Gjykatës.

Përpos shpalljes së dënimit, trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës, njoftoi se së shpejti do të lëshohet edhe urdhri për zhdëmtimin e 8 viktimave pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

E këtë Musa e quajti si të papranueshme e të ndaluar ligjërisht.

Puna e gjykatës speciale u kritikua zëshëm nga Partia Socialdemokrate përgjatë vitit 2022.

Përpos këtyre organizime, PSD-ja, i është drejtuar edhe Kuvendit me një kërkesë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në vitin 2023, në Hagë pritet të fillojnë edhe dy gjykime për krime lufte, ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, si të bashkakuzuar në një lëndë dhe një tjetër gjyq ndaj Pjetër Shalës. /Teve1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit