0.6 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Analistët në Beograd: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të vazhdojë

- Advertisement -

Gati një vit nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe aneksin e zbatimit, ende ka dyshime për gatishmërinë e plotë të Serbisë për të zbatuar atë që është rënë dakord.

Analistët në Beograd deklarojnë se Serbia e di se nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të saj. Analistët në Beograd, identifikojnë deklaratat e zyrtarëve për refuzimin e misioneve diplomatike dhe kundërshtimin për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, si sfidat kryesore në këtë proces. Çështja e fushatës së ç’njohjeve, megjithëse nuk trajtohet drejtpërdrejt në marrëveshje, ngrihet si një çështje e rëndësishme.

“Fakti është se vetë fushata e çnjohjes u ndal edhe para vetë marrëveshjes dhe mendoj se Serbia i ka shteruar burimet e vendeve në të cilat mund të lobojë, prandaj mendoj se fushata ka përfunduar. Megjithatë, duhet thënë se marrëveshja nuk ka të bëjë në mënyrë eksplicite me atë, por mendoj se në mënyrë implicite nënkupton që Serbia të mos përfshihet në fushata të tilla në të ardhmen”, tha për RTK Millosh Pavkoviq nga Qendra për Politika Evropiane

“Beograd ndjek një politikë të bashkëpunimit të plotë. Çështja e çnjohjes nuk është pjesë e marrëveshjes, është më shumë një gjest vullneti i mirë dhe një tregues se politikes se kooperimit. Përderisa e bën këtë dhe i përmbush detyrimet e saj, nuk do të ketë ndërprerje të dialogut”, tha juristi Dragutin Neneziq.

Shoqëria civile sugjeron disa zgjidhje për sfidat në zbatimin e marrëveshjes, duke përfshirë nënshkrimin e saj nga Beogradi, bërjen e saj pjesë integrale e procesit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, si dhe përcaktimin e qartë të afateve. Megjithatë, edhe pse ka sfida, besohet se dialogu do të vazhdojë./RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit