11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Analistët: Koordinimi me aleatët, i pashmangshëm

- Advertisement -

Vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me shtrirjen e ligjshmërisë dhe sovranitetit në veri, për analistët kosovarë janë parë në këndvështrime të ndryshme. Disa e kanë përkrahur e disa kanë thënë që do të duhej një koordinim më i afërt me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që situata e sigurisë të mos cenohet atje.

Gati të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës në raport me veriun, janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar, i cili ka kërkuar që ato të diskutohen në dialogun e lehtësuar në Bruksel.

Përballë insistimit mbi të drejtën që ka Kosova ta shtrijë ligjshmërinë në të gjithë vendin, analistët e vlerësojnë se koordinimi me aleatët, Amerikën e Bashkimin Evropian, është i pashmangshëm.

“Mendoj se disa hapa që bëhen, duhet të bëhen gjithsesi në koordinim me ta, për shkak që duhet të matet situata e sigurisë, pastaj gatishmëria e njerëzve për një hap dhe veprim të caktuar”, tha Blerim Canaj, njohës i rrethanave politike.

Për një njohës tjetër, Qeveria Kurti ka vepruar drejt kur bashkësisë ndërkombëtare i prezantoi planin e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

“Për të gjitha temat institucionet e Kosoves duhet me pasë një strategji, siç po ndodh me planin për hapjen e Ures së Ibrit, por për veprimet e mëhershme, ka mungu një strategji e tillë, nuk e kemi dëgju faktorin ndërkombëtar e këto veprime na kanë ataku dhe po na atakojnë çdo ditë”, deklaroi njohësi i rrethanave politike, Fidan Ukaj.

Sipas analistëve, hapat e  tillë të pakoordinuar kanë thelluar mosbesimin mes Kosovës dhe aleatëve perëndimorë.

Kosova  në muajt e fundit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, ka mbyllur disa të institucioneve të Serbisë, që kanë vepruar ilegalisht në veri të vendit, kanë konfiskuar pronat që janë në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe ka mbyllur nëntë degë të postës serbe në katër komunat veriore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit