4.5 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Analistët komentojnë listat zgjedhore, çfarë mesazhi po japin partitë?

- Advertisement -

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK publikuan mbrëmë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa analistët politikë kanë dhënë vlerësimet e tyre për përbërjen dhe strategjinë e secilës listë.

Analisti Ylli Hoxha ka komentuar listën e PDK-së, duke e cilësuar largimin e Memli Krasniqit nga lista si gabim strategjik.

“Mungesa e Memli Krasniqi duhet të diskutohet. Nuk ka qenë gjë e zgjuar me largu prej listës. Është larguar vetë, por mendoj se do të jetë mungesë për grupin parlamentar të PDK-së,” tha Hoxha në Debat Plus.

Sipas tij, PDK ka zgjedhur të dërgojë mesazh rinovimi, duke futur shumë emra të rinj në 10-shen e parë.

Analisti Visar Ymeri e cilësoi listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës si më profesionale dhe më të balancuar se në zgjedhjet e kaluara.

“Te LDK i japin më shumë rëndësi personave me historik profesional. Kjo listë ka disa ndryshime pozitive,” u shpreh ai, duke nënvizuar se heqja e kryetarëve të komunave nga lista është “vendim i qëlluar dhe i domosdoshëm”.

Ai vlerësoi edhe përfshirjen e Shqipe Pantinës, të cilën e konsideroi një vlerë të shtuar për partinë.

Analisti Sadri Ramabaja vlerësoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ndërtuar një listë që i garanton kalimin e pragut zgjedhor.

“Me këtë listë, objektivi është i qartë: të mos rrezikohet pragu. Kjo 10-she i garanton mundësi reale që të shkojnë 9 deri në 10 deputetë,” deklaroi ai.

Ramabaja tha se kombinimet brenda listës tregojnë qartazi strategjinë për të konsoliduar votën e partisë.

Analisti Imer Mushkolaj komentoi më thellë listën e AAK-së, duke e cilësuar vendosjen e Besnik Tahirit në numrin 2 si një prej zhvillimeve më të rëndësishme.

“Besnik Tahiri është një prej deputetëve më të përgatitur. Në zgjedhjet e kaluara ka qenë numër 10. Vendosja e tij në pozitën 2 është sinjal i qartë i rëndësisë së tij,” tha Mushkolaj.

Ai theksoi edhe rikthimin e Gani Dreshajt në dhjetëshen e parë, si dhe ngritjen e Arber Tolajt nga pozita 34 në numrin 5.

“Secila parti i di interesat e veta. Te zoti Lekaj ka interesa të caktuara në elektoratin prej nga vjen,” shtoi Mushkolaj.

Të ngjashme

Të fundit