8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Analistët flasin për modelin kroat të Asociacionit, në të cilin po insiston Kosova

- Advertisement -

Disa prej kritereve që i përmendi emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak lidhur me Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, plotësohen nga një prej shembujve që po përmendet më së shpeshti këto ditë.

Është modeli i shtetit të Kroacisë për pakicën serbe atje, që përputhet me ato që diplomati sllovak i përmendi, si të bazuara në normat dhe vlerat e BE-së, dhe në pajtim me modelet ekzistuese evropiane.

Por çfarë përmban ky plan dhe ku e ka bazën tregon njohësi i rrethanave politike, Artan Muhaxhiri.

Muhaxhiri ka thënë se “Ideja kryesore e planit kroat është që të ketë autonomi kulturore, arsimore dhe identitetare. Pra në Kroaci serbët insistojnë në ruajtjen e identitetit të tyre dhe në një autonomi kulturore”.

Megjithatë, sipas tij, një model i tillë është vështirë i implementueshëm në Kosovë.

“Raporti i Kroacisë me Serbinë nuk është i njëjtë me raportin e Kosovës me Serbinë dhe për këtë arsye unë mendoj që nuk do të merret shumë parasysh edhe pse është mirë që Kurti e ka vendos në tavolinë si ide nga e cila mund të nis edhe debati, gjithmonë duke e krahasuar planin e Ekipit Menaxhues”, tha ai.

Ndërsa sipas analistit, Arbnor Sadiku ky model do të ishte më i miri po të pajtoheshin dy palët.

“Ky model është një model i cili i promovon të drejtat e serbëve në Kroaci në kuptimin e arsimit, kulturës edhe sportit. Por, natyrisht është një model goxha më origjinal krahasuar me të drejtat që i kanë serbët e Kosovës bazuar edhe në pakon e Ahtisaarit. Natyrisht që ky model do të ishte ideal po të pajtoheshin dy palët për ta implementojnë”, tha ai.

Në Kroaci vepron Këshilli Kombëtar i Serbëve, që si institucion merret me vetëqeversjen e serbëve që jetojnë atje, si edhe me aspektin e të drejtave të njeriut e integrimit të tyre në shoqërinë kroate.

Më herët, Qeveria e Kosovës, kishte shprehur gatishmërinë që të diskutojnë edhe për mundësinë e themelimit të një Këshilli Kombëtar për Serbët, të bazuar në atë që  e kanë shqiptarët në Serbi. /Dukagjini/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit