23.3 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

“Analfabet, mbylle zhurmagji”: Eskalon debati mes Berishës së PDK-së e analistit Hoxha

- Advertisement -

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, dhe analistit Dibran Hoxha. E gjithë kjo pëprlasje ka ndodhur në emisionin Debat Plus, që drejtohet nga Ermal Panduri.

Kjo përplasje ngjau gjatë kohës sa zonja Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ishte duke folur përmes telefonit.

E pas ndërhyrjeve të Hoxhës, Berisha i thotë se ai është zhurmaxhi, teksa i thotë ta mbyllë pasi po flet një deputete.

“Zhurmaxhi, i padenjë, respektoje se është duke folur një deputete” – dëgjohet teksa i thotë Berisha analistit Hoxha.

“Analfabet” – dëgjohet teksa thotë z. Hoxha.

Ndonëse moderatori ua ndaloi mikrofonët, ata kanë vazhduar të debatojnë ashpër. Ndërsa, Panduri disa herë ka tentuar të qëtësojë gjakrat, duke u thënë “ma me këtë gjuhë”, por pasuksesshëm.

Të ngjashme

Të fundit