Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi ka lansuar këngën më të re.
Projekti i ri mban titullin “Vallah” dhe erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale, për të cilën u përkujdes produksioni “N’pik Creative”.
Producent i këngës është Twix Music, me tekst nga Rioo.
Ndërkohë,’beat’-i dhe instrumentalin u realizuan gjithashtu nga Twix Music.
Ndërkaq, si çdo herë tjetër këngëtarja nga Peja dukej atraktive dhe me shumë stil në skenat e klipit.
Kënga e plotë, tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të Anës në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj.