4.5 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

Ana De Armas shfaqet në formë perfekte pas ndarjes nga Tom Cruise

- Advertisement -

Ana De Armas u pa në super formë, teksa doli nga palestra në Los Angeles, vetëm pak kohë pas ndarjes nga Tom Cruise.

Aktorja 37-vjeçare tregoi barkun e tonifikuar me një bluzë sportive të zezë dhe geta gri, ndërsa mbante me vete një bluzë me kapuç dhe një shishe uji.

Ajo ndau edhe një selfie nga palestra, ku flokët e saj kafe binin lirshëm në shpinë, shkruan DailyMail.

Ndarja e Anës dhe Tomit erdhi pasi çifti kuptoi se “shkëndija ishte zhdukur”, raportoi The US Sun.

Romanca e tyre nisi gjatë përgatitjeve intensive për filmin “Deeper”, i cili aktualisht është pezulluar.

Për muaj me radhë ata ishin bashkë pothuajse çdo ditë, duke u bërë shumë të afërt gjatë trajnimeve nënujore.

Një burim pranë dyshes tha: “Tom dhe Ana kaluan mirë së bashku, por koha e tyre si çift ka mbaruar. Ata do të mbeten miq të mirë”.

Po ashtu u përmend se aktorja ishte e zhgënjyer nga mënyra si përfundoi gjithçka dhe nga ndërprerja e xhirimeve, por nuk është “duke qarë në shtëpi” dhe po ecën përpara.

Burime të tjera shtuan se ndarja ishte vendim i Anës, pasi ritmi i shpejtë i marrëdhënies e bëri të ndihej në siklet.

Megjithatë, të dy mbeten në marrëdhënie të mira, kanë kimi të fortë dhe do të vazhdojnë të punojnë së bashku në projekte të ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit