Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pretenduar se deputetët e opozitës që hodhën gazlotsjellës në seancën e së martës janë mbështetur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kështu citohet të ketë thënë Bërnabiq nga mediumi serb ‘Danas’, duke thënë se akterë të UÇK’së ofruan mbështetje në Facebook për veprimet e opozitës serbe.
Ajo pretendon se UÇK-ja ka shkruar “Serbia po digjet”.
Në mes të tensioneve dhe përplasjeve në parlamentin e Serbisë, Bërnabiq, ka bërë propagandë në foltore duke thënë se opozita serbe “po i kënaq terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”.
Ajo vazhdimisht përdori gjuhë fashiste duke përdorur fjalën “shiptari”.