Sofyan Amrabat do të rikthehet te Fiorentina pas një viti të vështirë në huazim te Manchester United.
Mesfushori 27-vjeçar doli në pah në skenën botërore në Kupën e Botës të Katarit, duke luajtur një rol kryesor në ecurinë historike të Marokut drejt gjysmëfinales.
Pas spekulimeve që e lidhën me Barcelonën atë janar, ai përfundimisht u largua nga klubi italian për në Premier League te Djajtë e Kuq në formën e huazimit, në verën e kaluar.
Amrabat nuk ka impresionuar me Manchester United, duke hasur në vështirësi për minuta dhe duke mos bërë mirë as si mbrojtës i majtë apo mesfushor mbrojtës.
Opsioni i blerjes prej 25 milionë eurosh nuk pritet të aktivizohet nga Unitedi, duke e lënë atë të kthehet në Fiorentina në verë.
Mesfushori maroken do të kthehet në Firence pas sezonit të tij me Djajtë e Kuq, por nuk pritet të qëndrojë gjatë, pasi është i etur për një aventurë të re në verë.
Megjithatë, shumë do të varet nga ofertat që vijnë.