11.5 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Amos Zaharia zbulon arsyen pse nuk ka uruar Kiarën dhe Luizin për pritjen e ëmbël!

- Advertisement -

Iftuar në “Live From Tirana” Amos Zaharia u shpreh për gjithçka, nga jeta personale te ajo para kamerave. Sigurisht që nuk mund të mungonte as eksperienca e tij e zhurmshme në “BBV”.

“Unë e them atë që mendoj në përgjithësi, as në BBV nuk kam bërë sherre për qendrën e vëmendjes. Mua më pëlqen vetmia, por edhe shoqëria e njerëzve që rri. Formati kërkon sa më shumë konflikte dhe ngjarje”.

Por si ishte për aktorin situata pas daljes nga “BBV”?!

-Kur dola nga “BBV”, nuk e dija që kishte aq shumë vëmendje dhe ndjekje. Ishte diçka që nuk i ka ndodhur kurrë spektaklit në Shqipëri. Kur dola u shqetësova për familjarët e mi, sepse ata janë njerëzit që e kanë vuajtur qëndrimin në atë shtëpi.

Por a e ka uruar Amosi çiftin Kiara-Luiz për pritjen e ëmbël?!

-Nuk i kam uruar sepse nuk kam patur mundësi të takohem me Luizin dhe Kiarën, por nëse do më rastisi t’i kem përballë do i uroj. Qëkur kam dalë nga ai emision nuk jam takuar pothuajse me asnjërin. Unë nuk i zgjodha ato personazhe, unë i zgjedh njerëzit që duhet të kaloj jetën time. Kjo sepse shumë njerëz shohin interesat e tyre, përpos miqësisë.

Ndër të tjera ai zbuloi detaje për H.O.T. 2 që pritet të transmetohet së shpejti në Top Channel, teksa poashtu mohoi ndarjen e motrës së tij Princeshë Elia Zaharia nga Princ Leka duke hedhur poshtë kështu zërat që kanë qarkulluar në rrjet!/TAR

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit