Trajneri i ri i Manchester Unitedit Ruben Amorim ka premtuar se nuk do ta merr asnjë lojtar të Sporing CP në afatin kalimtar të janarit.
Amorim do ta marrë së shpejti drejtimin e gjigantit anglez, ndërsa e pret një punë e madhe për ta kthyer Unitedin në vendin e dikurshëm.
Amorim megjithatë ka konfirmuar se nuk po planifikon të merr në janar ndonjë lojtar të ish klubit, sidoqoftë për në verë nuk dihet.
“Nuk do të nënshkruajë me ndonjë lojtar të Sportingut te Man Unitedi në janar, pastaj se çfarë do të ndodhë në verë nuk e di”.
“Lojtarët e Sportingut janë shumë të mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Victor Gyokeres thuhet se është më i pëlqyeri te Unitedi sidomos me formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë sezon te Sporting.
Mirëpo, në garë për suedezin janë edhe klubet e mëdha të tjera si Barcelona, Arsenali e Paris Saint-Germain.