11.1 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Amir Rrahmani, shqiptari i parë me dy tituj kampioni në Serie A

- Advertisement -

Napoli sonte u shpallë kampion i Serie A për herë të katërt në histori, pas fitores ndaj Cagliarit.

Napoletanët fituan 2-0 ndaj Cagliarit, me golat e shënuar nga Scott McTominay dhe Romelu Lukaku.

Për këtë të dytin i përfshirë ishte edhe Amir Rrahmani, i cili asitoi për te goli i belgut.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani këtë edicion e fitoi për herë të dytë elitën e futbollit italian, pasi paraprakisht e kishte bërë këtë po me Napolin në sezonin 2022/23.

Gjatë këtij edicioni në Serie A, Amir Rrahmani luajti në 38 ndeshje, me 100% të minutave të luajtura në fushën e lojës, pa munguar asnjëherë dhe pa u zëvendësuar asnjëherë.

Napoli grumbulloi 82 pikë përgjatë 38 ndeshjeve, kundrejt Interit që mblodhi 81.

Interi në ndeshjen tjetër të natës së sotme fitoi 2-0 po ashtu ndaj Comos, por që qe e pamjaftueshme në fund.

Të ngjashme

Të fundit