Reprezentuesi kosovar Amir Rrahmani, ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediumin italian Sky Sports Italia.
Ai aty diskutoi për sezonin e kaluar me Napolin, si dhe për transferimet e reja që kampioni i Italisë ka kompletuar gjatë këtij afati kalimtar veror.
Rrahmani paralajmëroi bashkëlojtarët e tij dhe tifozët se sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë se sa ai që lamë pas.
“Viti i kaluar ishte i vështirë, por ky vit do të jetë edhe më keq. Të gjithë transferimet e reja janë lojtarë cilësorë”, ka thënë kapiteni i Kosovës fillimisht.
Sa i përket De Bruynes, Rrahmani tha se ai di shumë rreth Napolit, por belgu duhet të mësojë të bëjë atë që i kërkon trajneri Antonio Conte.
“De Bruyne? Ai tashmë di shumë për Napolin sepse është konsultuar me shokët e tij të ekipit kombëtar. Do të duhet të mësojë të bëjë atë që Conte i kërkon, por mund të na japë shumë”.
“Nuk e di nëse ky është Napoli më i fortë për të cilin kam luajtur ndonjëherë. Koha do ta tregojë, por është padyshim ndër më të mirët”, përfundoi ai.