Napoli është shpallur kohë më parë kampion i Italisë, por sot lojtarët e festuan edhe zyrtarisht.
Është futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili gjithashtu ishte pjesë e festës, duke qenë lojtar kyç në ekipin e Luciano Spalletit.
Rrahmani e festoi titullin e kampionit të Italisë, me flamurin e Republikës së Kosovës.
Napoli e festoi titullin për herë të tretë në histori të klubit. /Klankosova/