14.1 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Amir Rrahmani: Ëndrrojmë për një kualifikim në Kupë të Botës, duam ta lumturojmë popullin tonë të vuajtur

- Advertisement -

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur për ëndrrën e tij – kualifikimin me Kosovën në një Kupë Bote ose Kampionat Evropian.

Në një intervistë të dhënë për “Cronache di Napoli”, ai ka thënë se është një ‘ambasador’ i Kosovës, dhe se lojtarët e kanë ëndërr që ta bëjnë të lumtur popullin e Kosovës.

“Të gjithë djemtë që luajnë për kombëtaren ëndërrojnë ta udhëheqin ekipin drejt një Kupa Botë ose një Kampionati Europian, për të bërë të lumtur një popull të tërë që ka vuajtur kaq shumë në të kaluarën. Kam dashur gjithmonë të jem ambasador i Kosovës, dhe e mbaj flamurin kudo me vete”, tha Rrahmani.

Tutje, ai foli për grupin e Kosovës në këto kualifikime.

“Do të ishte një ëndërr, por është gjithashtu e vërtetë që kemi bërë shumë mirë në Ligën e Kombeve në vitet e fundit. Tani mund të luftojmë për vendin e dytë, por edhe për vendin e parë. Një arritje e jashtëzakonshme për një vend kaq të vogël”, shtoi ai.

Amir Rrahmani luajti vetëm në një ndeshje në kualifikimet e Botërorit të vitit 2026 me kombëtaren e Kosovës.

Ai luajti në takimin e parë, atë ndaj Zvicrës, në të cilin u lëndua më 5 shtator. Kosova e humbi atë ndeshje 4-0.

Në ndeshjet tjera, Kosova fitoi dy herë ndaj Suedisë, 2-0 në Prishtinë dhe 1-0 në Goteborg. Mes këtyre dy ndeshjeve, Kosova barazoi pa gola me Slloveninë në kryeqytetin kosovar.

Në muajin nëntor, “Dardanët” i mbyllin këto kualifikime me dy ndeshje: 15 nëntor ndaj Sllovenisë dhe 18 nëntor ndaj Zvicrës.

Të ngjashme

Të fundit