Një nga themeluesit e Akademisë së Policisë së Kosovës, Steve Bennet, ka uruar policinë për 26-vjetorin e saj, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e saj ndër vite.
Ai tha se suksesi i Policisë është ndërtuar mbi punën e palodhur të burrave dhe grave në uniformë dhe u shpreh krenar që ka qenë pjesë e kësaj familjeje.
”Dëshiroj të përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta për burrat dhe gratë e Policisë së Kosovës me rastin e 26-vjetorit të themelimit. Këto 26 vite kanë dëshmuar para botës se Policia e Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të përsosmërisë dhe integritetit.
Pa dyshim, ka shumë organizata dhe individë që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë histori suksesi. Nuk dua të nënvlerësoj ato kontribute, por dua të theksoj se suksesi i vërtetë qëndron te përkushtimi dhe vendosmëria e të gjithë burrave dhe grave që veshin uniformën e Policisë së Kosovës. Është performanca e tyre e përditshme, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, ajo që ka ndërtuar reputacionin që ata gëzojnë sot, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, si oficerë profesionistë të zbatimit të ligjit, të respektuar nga qytetarët dhe të admiruar nga kolegët e tyre në rajon.
Ju e keni fituar të drejtën të ndiheni krenarë për atë që jeni dhe për atë që keni arritur të bëheni. Personalisht ndihem shumë i privilegjuar që kam qenë një pjesë, sado e vogël, e familjes suaj.
Jam i bindur që 26 vitet e ardhshme do të jenë po aq të suksesshme sa të parat.
Me respekt dhe nder, ju përshëndes në këtë përvjetor”.
Kujtojmë se në shenjë nderimi, qendrës për mësim në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, i është vënë emri i Steve Bennett. /KlanKosova/