Amerikani Greg Gibson do të jetë trajner i KB Pejës për sezonin 2025/2026.
Me përvojë mbi 25-vjeçare si trajner, Gibson tashmë vjen në Pejë për të sjellur njohuritë dhe aftësitë e tij.
Gibson ka karrierë të pasur në ligat evropiane si Finlanda, Belgjika, ku ka arritur plot 4 herë të shpallet Kampion në Finlandë. Amerikani ka drejtuar skuadra në kompeticione prestigjioze evropiane si Eurocup, Champions League, VTB League dhe Europe Cup.