0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Amerikani bëhet personi i parë në botë që i vendoset zemra e derrit

- Advertisement -

Një burrë 57 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi të cilit iu vendos zemra e derrit.

Mjekët tregojnë se David Bennett, është në gjendje të mirë shëndetësore tre ditë pas procedurës eksperimentale e cila zgjati shtatë orë në Baltimore, shkruan BBC
Kjo cilësohej si shpresa e fundit për ta shpëtuar jetën e tij.

Ende nuk është e qartë se cilat janë gjasat afatgjata për mbijetesë.

Një ditë para operacionit Bennet tha se ndërhyrja ishte vendimtare.

“Ishte ose vdis, ose bëje këtë operacion. E di se është një e shtënë në errësirë, por ishte zgjedhja ime e fundit”.

Mjekëve në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it iu dha leje e posaçme nga rregullatori shëndetësor amerikan për këtë procedurë, me arsyetimin se nëse një gjë e tillë nuk do të lejohej, burri do të kishte vdekur, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv

Kirurgu Bartley Griffith tha se ky operacion do ta sjellë botën një hap më afër zgjidhjes së problemit të mungesës së organeve.

Kjo krizë nënkupton se 17 njerëz vdesin në ditë në Shtetet e Bashkuara duke pritur për transplantim organesh, ndërsa më shumë se 100 mijë raportohet se janë në listën e pritjes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit