21.3 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Amerikanet të pakonkurrencë në 4×400, fitojnë me rekord të Botërorit

- Advertisement -

Sprinteret amerikane nuk kanë hasur në konkurrencë në finale të stafetës 4×400 metra në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio.

Amerikanet fituan të artën, ndërsa vendosën rekord të Kampionateve Botërore.

Amerikanet ishin të parat në ndërrimin e parë të stafetës dhe më pas vetëm rritën distancën. Në fund koha e tyre ishte 3 minuta, 16 sekonda e 61 të qindtat, që është rekord i ri i ngjarjes globale.

Xhamajka fitoi medaljen e argjendtë me kohë prej 3 minuta, 19 sekonda e 25 të qindtat. Holanda, që shpresohej se do ta rivalizojë SHBA-në për të artën, u rendit e treta. Por koha e holandezeve ishte vetëm 3 minuta, 20 sekonda e 18 të qindtat.

Të ngjashme

Të fundit